Celebrities Gossip Showbiz

Vjen reagimi i parë i Zayn Malik pasi u akuzua se ka goditur vjehrrën e tij!

Së fundmi këngëtari i njohur Zayn Malik vendosi që t’i përgjigjej të gjitha akuzave që kanë filluar që të qarkullojnë në rrjet. Ai është akuzuar se ka goditur nënën e partneres së tij Gigi Hadid, Yolanda Hadid dhe këtë e kanë konfirmuar disa burime shumë pranë tyre, të cilët edhe janë shprehur për gazetën e njohur ‘TMZ’ se Yolanda pretendon se është goditur nga Zayn javën e kaluar dhe se po e merr shumë seriozisht pjesën e paraqitjes së një denoncimi në polici në lidhje me këtë çështje.

Rreth këtyre lajmeve dhe mes këtyre pretendimeve të pafunda edhe ndoshta të pavërteta, vetë këngëtari zgjodhi që të reagonte nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter, nga i cili edhe mesa duket ka sqaruar dhe ka dhënë versionin e tij.

Në këtë postim ai e ka mohuar kategorikisht sulmin e që Yolanda vazhdon që të këmbëngulë. Deklarata e tij vijon si më poshtë:

Siç e dini të gjithë, unë jam një person i mbyllur dhe dua shumë të krijoj një hapësirë të sigurt dhe private për vajzën time Khai që të rritet. Një vend ku çështjet private familjare nuk bëhen publike për të gjithë që t’i zgjidhin. Në përpjekje për ta mbrojtur këtë hapësirë për të, unë rashë dakord të mos i kundërshtoja pretendimet që lindën nga një debat që unë pata me një anëtar të familjes së partneres sime, e cila hyri në shtëpinë tonë ndërkohë që bashkëshortja ime disa javë më parë ishte larguar. Kjo ishte dhe ende duhet që të jetë një çështje private, por mesa duket tani për tani ka përçarje dhe pavarësisht përpjekjeve të mia për të na rikthyer në një mjedis të qetë familjar që do të më lejojë të kujdesem për vajzën time në mënyrën që ajo e meriton, ky është një informacion sekret i bërë publik në shtyp. Megjithatë, unë shpresoj që të përmirësohen të gjithë të përfshirët nga fjalët e rënda që qaruklluan dhe më e rëndësishmja, unë do të mbetem vigjilent për të mbrojtur Khai-n dhe për t’i dhënë asaj privatësinë që meriton.