Tech

WhatsApp prezanton veçori të reja!

WhatsApp ka testuar veçori shtesë të formatimit të tekstit për shumë kohë. Raporti i fundit që përfshin një sërë funksionesh të reja, ka vendosur përfundimisht t’u jap dritën e gjelbërt këtyre veçorive. Bëhet e ditur se, katër opsione të reja të formatimit të tekstit po shpërndahen për përdoruesit e WhatsApp në Android, iOS, Web dhe Mac.

Duke filluar nga sot, përdoruesit e WhatsApp mund të përdorin opsione si kodi inline, i cili i lejon ata të nënvizojnë informacione specifike në një tekst. Të tjerat veçori pëfshijnë block quotes dhe listat me pika dhe me numra. Përveç këtyre opsioneve të reja, WhatsApp po ofron edhe katër veçori tjera të formatimit të tekstit: Bold, Italic, Strikethrough dhe Monospace.

WhatsApp po teston gjithashtu një funksionalitet të ri që i ndalon përdoruesit t’i bëjnë ‘screenshot’ profilit të përdoruesve të tjerë. Funksioni i ri i platformës së mesazheve synon të rrisë privatësinë e përdoruesëve duke parandaluar shkarkimin dhe ndarjen e fotove personale pa pëlqimin e tyre. Siç është vërejtur nga WABetaInfo, versioni më i fundit beta i WhatsApp për Android, i cili është i disponueshëm në Google Play Store, kur përdoruesit përpiqen të bëjnë një ‘screenshot’ të profilit të një personi tjetër, ata do të marrin një njoftim duke thënë “Nuk mund të bëni screenshot për shkak të kufizimeve të aplikacionit”.

Rikujtojmë, se WhatsApp ka prezantuar së fundmi një veçori të re që lejon përdoruesit të bllokojnë mesazhet e padëshiruara direkt nga ekranet e tyre. Ky përditësim synon të luftojë përhapjen e mesazheve të padëshiruara dhe t’u japë përdoruesve kontroll më të madh mbi to. Kjo për faktin se mesazhet e padëshiruara prej kohësh kanë qenë shqetësim për rrjetet si WhatsApp. Por, me përditësimin e fundit rrjeti social ka për qëllim përmirësimin e privatësisë dhe sigurisë së përdoruesve të tij. Funksioni i ri u mundëson përdoruesve të identifikojnë dhe bllokojnë mesazhet pa pasur nevojë të kalojnë në aplikacione tjera.