Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani mund të ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, por nuk e di a do ta lënë ‘të shtëpisë’!

Yll Limani është një ndër artistët më të talentuar dhe më të dashur të publikut shqiptar dhe jo vetëm. Një artist me kuptimin e plotë të fjalës, një talent i jashtëzakonshëm, Ylli di të dhurojë vetëm hite.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. Artisti është përfolur disa herë në rrjete sociale se mund të ishte pjesë e “Big Brother VIP Kosova” që do të nisë së shpejti. Megjithatë ende nuk kemi pasur ndonjë reagim nga vetë Ylli.

Lidhur me këtë spektakël ende nuk dihet shumë. Konkurrentët nuk janë zbuluar akoma por dimë që moderatorë do të jenë Jonida Vokshi dhe Alaudin Hamiti. Dhe ishte ky i fundit që ka shuar kuriozitetin e fansave lidhur me pjesëmarrjen e Yll Limanit në këtë ‘reality show’.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Alaudini ka thënë se kanë qenë të vërtetë zërat se Ylli është kërkuar që të ishte një nga konkurrentët. Megjithatë ka një problem të vogël. Alaudini sqaron:

Yll Limani është një prej atyre që e adhuron këtë format. Sa herë kemi folur me Yllin, ka thënë: “Nëse s’do të kisha koncerte, në vend, në çast do kisha ardhur. Kisha hyrë, po s’e di a më lënë të shtëpisë.”

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij plot humor nga përditshmëria. Por, më e fundit nuk ka të bëjë me ndonjë postim ‘funny’ por me një video që artisti ka postuar në llogarinë e tij në Instagram ku shfaqet duke dëgjuar një ‘copëz’ nga kënga e tij më e re që edhe pse nuk është publikuar ende ka arritur të bëhet virale në TikTok pasi shumë përdorues të kësaj platforme kanë krijuar video me të. Por, ajo që e bën pritjen edhe më emocionuese të këtij projekti është se do të jetë në bashkëpunim me producentin e njohur Flori Mumajesi, i cili po bën një rikthim në tregun muzikor pas një periudhe të gjatë pauze.