Gossip Music

20 milionë klikime në pak javë! Albumi i ri i Yll Limanit po ‘djeg’ platformat muzikore!

Vetëm pak javë pas publikimit më 18 dhjetor, albumi më i ri i Yll Limanit, “TSN” (Thirrëm Sot ose Nesër), po shndërrohet në një fenomen të vërtetë në muzikën shqiptare, duke thyer rekorde dëgjimesh në platformat digjitale.

Sipas të dhënave të fundit, projekti ka kapur shifrën mbresëlënëse prej 20 milionë dëgjimesh, një sukses që dëshmon ndikimin e fortë të artistit dhe lidhjen e ngushtë me publikun.

Albumi përmban 16 këngë, të cilat u pritën me entuziazëm që në ditët e para të publikimit. Me meloditë karakteristike dhe tekstet emocionale që e dallojnë stilin e Limanit, “TSN” ka arritur të depërtojë shpejt në zemrat e fansave.

Shumë nga këngët janë renditur menjëherë në listat më të ndjekura të YouTube, Spotify dhe Apple Music, duke u kthyer në pjesë të pandashme të ‘playlisteve’ të dëgjuesve.

Edhe label-i Three60 Music ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme:

TSN sapo arriti 20 milionë dëgjime

Ky sukses i radhës konfirmon Yll Limanin si një nga emrat më të fuqishëm dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare, duke e bërë çdo projekt të tij një ngjarje që pritet dhe përjetohet me interes të madh.