Celebrities Gossip Showbiz

Yll Limani zbulon pak nga surpriza e tij e radhës: “Po m’lëndon po zemra t’lyp ty apet…”

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbiz-in shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut.

Artisti shpesh na surprizon me projekte të reja muzikore e padiskutim që nuk mund t’i mungonte dhe këtij fillim sezoni veror. Me anë të disa Instastory-ve, ai ka na ktreguar një ‘look’ nga videoklipi i këngës që pritet të lansojë ku duket një skenë që i përshtatet më së miri ditëve të nxehta dhe jo vetëm kaq, por na zbuloi dhe pak nga teksti i këngës.

S’po di ça m’ke bo, veç po du me t’pa apet apet! Po m’lëndon po zemra t’lyp ty apet

‘A Live Night’ është programi më i ri i nisur në Top Channel, ku Ylli ka performuar në episodin e dytë. Artisti performoi dhe rrëfeu gjëra që nuk i kishim dëgjuar kurrë më parë në një intervistë shumë ndryshe për jetën e tij, fëmijërisë dhe muzikës.