Celebrities Film & Tv Gossip

Ylli i “Squid Game” ka krijuar një bindje të “frikshme” për serialin që ka fiksuar njerëzit, gjejeni çfarë!

Së fundmi ylli i “Squid Game”, Wi Ha-Joon ka pohuar se seriali i njohur mund të bëhet realitet. Seriali hit i Netflix-it sjell në vëmendje një lojë të zhvilluar mes 456 lojtarëve depresivë të zhytur në borxhe, ku vetëm njëri prej tyre ka shansin të dalë fitues me miliona dollarë dhe të tjerët do të vdesin.

Aktori, i cili luan policin Hwang Jun-Ho në serial, tha për “The Sun” se ai beson se koncepti i serialit mund të bëhet realitet në jetët tona “nëse konkurrenca ekstreme dhe hendeku i pasurisë së shoqërisë sonë vazhdojnë”. Ylli i Koresë së Jugut vazhdoi duke thënë se:

Por unë me siguri shpresoj se nuk do të ndodhë kurrë.

30 vjeçari, i cili në serial luan një polic që përpiqet të depërtojë në organizatën hije që drejton lojërat vdekjeprurëse, gjithashtu beson se frika e shoqërisë për virusin COVID-19 luan në popullaritetin e madh të shfaqjes.

Unë mendoj se shumë njerëz lidhen me domethënien e ‘Squid Game’ dhe po zhyten në histori sepse kohët janë të trazuara në të gjithë botën për shkak të COVID-19.

Wi beson se seriali “u ofron kaq shumë njerëzve komoditetin dhe argëtimin që u nevojiten” gjatë pandemisë. “Squid Game” ka arritur një popullaritet shumë të madh që nga publikimi në Netflix muajin e kaluar. Të veshur me jumpsuit dhe me maska, “Squid Game” është aktualisht shfaqja televizive më e shikuara në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.

Së fundmi është bërë e ditur se aktorja e njohur Jung Ho-yeon e këtij seriali tanimë ka marrë fronin si aktorja koreane më e ndjekur në rrjetin social Instagram. Numri i ndjekësve të Jung është rritur nga 400,000 para fillimit të serialit në mbi 16,8 milionë.