Celebrities Gossip Showbiz

Ylli Limani publikon këngën e re “Me jetu”!

Ylli Limani është një nga këngëtarët më të pëlqyer dhe këngët e tij të ndjera kanë fituar zemrat e shumë njerëzve. Projektet muzikore që ai lançon gjithmonë arrijnë të numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtarin tepër të pëlqyer nga publiku.

Pak ditë më parë, Ylli na tërhoqi vëmendjen me një Instastory. Teksa postoi një sfond të zi, mbi të këngëtari shkruante:

me jetu 

Kjo story na ngriti dyshimet se ndoshta “Me jetu” mund të jetë projekti më i ri muzikor i Yllit dhe në fakt ashtu rezultoi. Pak minuta më parë, këngëtari publikoi një Instastory, ku ka treguar se “Me jetu” është publikuar, por ende nuk mund të dëgjohet nga të gjithë, pasi është publikuar vetëm në platformën “Spotify” që është me pagesë dhe ende nuk ka dalë në YouTube. Këtë këngë Ylli e ka cilësuar si një dhuratë ditëlindje për ndjekësit e tij.

Nuk dimë nëse “Me jetu” do të publikohet me klip në YouTube dhe jemi ende në pritje të detajeve që Ylli do të tregojë në rrjete sociale.

Ylli shpesh publikon video funny në rrjete sociale, por duket se këtë herë një incident i pakëndshëm i ka ndodhur gjatë pushimeve të tij. Këngëtari ka publikuar një video teksa shfaqet duke hequr nga balli i tij një leukoplastë pas një incidenti që i kishte ndodhur. Ylli ka treguar se është vrarë paksa në ballin e tij pas një loje me gurë në plazh dhe ka bërë dy qepje të vogla në spital.

Kënga e fundit e Yllit është “E di x Marre” në bashkëpunim me Elvanën. Dyshja solli këngën para dy muajve dhe sot numëron mbi 17 milion klikime, teksa renditet dhe në ‘The Top List”.