Health & Beauty Lifestyle

Zbulim i ri për rrudhat e fytyrës!

Disa mikrobe që jetojnë në lëkurën tonë mund të jenë përgjegjëse për rrudhat. Ato në fakt lidhen me disa shenja të plakjes së lëkurës që nuk lidhen thjesht me moshën kronologjike. Zbulimi vjen nga një studim i botuar në revistën Frontiers in Aging, i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego në bashkëpunim me kompaninë franceze L’Oréal.

Sipas autorëve, ky është studimi i parë që izolon përbërës të veçantë të mikrobiomës së lëkurës, pra grupin e mikroorganizmave që popullojnë lëkurën, të lidhur me shëndetin e saj dhe si rrjedhojë i hap rrugën kremrave të së ardhmes. Se Jin Song nga Universiteti i Kalifornisë, i cili koordinoi studimin tha se:

Studimet e mëparshme kanë treguar se llojet e mikrobeve në lëkurën tonë ndryshojnë me moshën. Lëkura gjithashtu ndryshon fiziologjikisht me moshën për shembull, formohen rrudhat dhe lëkura bëhet më e thatë. Por këto ndryshime nuk ndodhin në të njëjtën mënyrë për të gjithë. Disa tregojnë lëkurë më të vjetër ose më të re se njerëzit e tjerë të së njëjtës moshë.

Rrudhat e moshës janë një nga problemet më të shpeshta kryesisht të grave. Nëse po kërkoni zgjidhje ne ju tregojmë për 2 maska, baza e të cilave është majaja e birrës. Për maskën e parë ajo që ju duhet është 1 lugë gjelle maja birre, 2 lugë ujë të ngrohtë. Përziejini të dy përbërësit derisa të formohet një masë kremoze. Masën e krijuar përhapeni me lëvizje rrethore në fytyrë dhe qafë. Pasi ta keni mbajtur për 20 minuta, shpëlajeni me ujë të ngrohtë dhe përmes një tamponi pambuku lyejeni fytyrën me pak vaj ulliri në mënyrë që të mbetet lëkura e butë.