Celebrities Film & Tv Showbiz

Zbulohet data e publikimit të filmit të Celine Dion, “It’s All Coming Back to Me”!

Së fundmi është zbuluar data e publikimit të filmit “It’s All Coming Back to Me”. Sipas, ‘New York Post’, filmi do të dalë në kinema më 10 shkurt 2023. Filmi do të flasë për një vajzë (Priyanka Chopra) e cila i dërgon mesazhe romantike në celular të fejuarit të saj të ndjerë si një mënyrë për të përballuar humbjen e tij.

Numri rezulton t’i ricaktohet një burri tjetër, të luajtur nga Sam Heughan. Dy personazhet zemërthyer takohen dhe krijojnë një lidhje. Pjesë e filmit do të jetë dhe këngëtarja e njohur Celine Dion e cila shërben si një figurë mentore që frymëzon personazhet Chopra dhe Heughan të bien në dashuri.

Filmi i publikuar nga ‘Sony’ mban emrin e baladës së Jim Steinman “It’s All Coming to Me Now”, e cila u këndua nga Dion për albumin e saj të 1996 “Falling Into You”.

Rikujtojmë, se së fundmi Céline Dion, fituesja pesë herë e çmimit “Grammy”, anuloi turneun e saj Botëror “Courage”, i cili ishte planifikuar për 9 mars deri më 22 prill, duke vënë në dukje se ajo po trajtohej për spazma të rënda dhe të vazhdueshme të muskujve. Ylli i muzikës prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes për peshën e saj duke shqetësuar shumë fansat. Një pjesë e mirë e publikut kanë shprehur hapur mendimin e tyre se Celine Dion ka rënë shumë në peshë duke i’u frikësuar ndonjë sëmundjeje që ajo po e mban të fshehur.

Mësohet se asgjë nuk ashtu siç duket dhe nuk ka asgjë për tu shqetësuar.  Në një intervistë për BBC, këngëtarja rrëfeu se rënia e saj drastike nga pesha vjen për shkak të baletit. Ajo e praktikon baletin 4 herë në javë në seanca intensive por edhe në jetën e përditshme është një njeri hiperaktiv që pëlqen të jetë vetëm në lëvizje. Kujtojmë se rreth 3 vite më parë Dion humbi bashkëshortin dhe vëllain e saj duke i shkaktuar goditje të forta emocionale.