Celine Dion ka surprizuar fansat në prag të festave me një video plot humor dhe vetëironi, e cila u bë menjëherë virale në Instagram.
Këngëtarja legjendare u shfaq e transformuar në një version festiv të personazhit Grinch, duke sjellë të qeshura dhe nostalgji te ndjekësit e saj.
Në pamjet e publikuara, Dion shihet e ulur pranë oxhakut, me një qenush në krahë, ndërsa këndon refrenin e këngës së saj ikonike All by Myself.
Me interpretim teatral, ajo ironizon personazhin që “urren” Krishtlindjet dhe tallet me axhendën e saj të stërmbushur.
Si guxojnë ata Whos të më telefonojnë në minutën e fundit?
-dëgjohet të thotë ajo, ndërsa rendit me humor aktivitete absurde, nga stërvitja e zërit e deri te “zgjidhja e urisë në botë”.
Videoja mbyllet me një mesazh tipik për stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe sharmant, ku Celine Dion zgjedh mes TikTok-ut dhe urimit për festat, duke u uruar fansave Krishtlindje të Gëzuara dhe një Vit të Ri të lumtur.