Celebrities Showbiz

Zbulohet dëshira më e madhe e Amy Winehouse para se të ndahej nga jeta!

Së fundmi është bërë publike dëshira më e madhe e këngëtares Amy Winehouse para se të ndahej përgjithmonë nga jeta. Amy dëshironte që të mund të kishte fëmijë. Një dokumentar me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së artistes, ka zbuluar shumë të pathënat nga jeta e saj.

Në të përfshihet edhe një intervistë në të cilën Amy pyetet se ku e sheh veten pas 10 vitesh. Ajo është përgjigjur:

Do të doja të kisha disa fëmijë, 2 ose 3 fëmijë.

Mikeshat e saj Tearful Catriona Gourlay dhe Chantelle Dusette, janë shprehur se:

Ajo donte të ishte nënë. Ajo do të ishte një nënë shumë e mirë.

Dokumentari i “BBC’, që mban titullin “Reclaiming Amy” do të dalë më 23 Korrik, 10 vite pasi mjekët e gjetën të vdekur në shtëpinë e saj në moshën 27-vjeçare. Në dokumentarin e ri për Amy Winehouse flasin edhe prindërit e saj Mitch dhe Janis, të cilët u ndanë prej saj kur ishte vetëm 10 vjeçe. Në shtëpinë e saj u gjendën disa shishe vodka në dysheme dhe pas vdekjes rezultoi se ajo ndërroi jetë nga helmimi prej alkoolit. Para se të ndahej nga jeta ajo ishte përdoruese e rregullt e drograve. Më vonë artistja vendosi të hiqte dorë prej tyre dhe të pastronte trupin.

Rikujtojmë se, para pak kohësh, prindërit e këngëtares së ndjerë lajmëruan se do të nxjerrin në ankand veshjet e saj. Dhe kjo për një kauzë shumë të veçantë. Ato kanë thënë se të gjithë paratë që do grumbullohen do dhurohen për bamirësi.