Gossip Showbiz

Veshjet e ish-yllit të muzikës pop Amy Winehouse tanimë në një ankand…

Së fundmi prindërit e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse kanë lajmëruar se do të nxjerrin në ankand veshjet e saj. Dhe kjo për një kauzë shumë të veçantë. Ato kanë thënë se të gjithë paratë që do grumbullohen do dhurohen për bamirësi.

Këtë lajm e ka dhënë vetë babai i këngëtares, i cili pranoi se me afrimin e 10-vjetorit të ndarjes së saj nga jeta, dhimbja vazhdon të jetë e madhe. Ai u shpreh për “The Mirror” se:

Sa herë hapim dollapin shohim veshjet e saj dhe ndihemi shumë keq. Duam të shesim disa prej tyre dhe paratë do shpërndahen për bamirësi, por gjithsesi gjërat më personale që la pas do i mbajmë për vete.

Veshjet që do përfshihen në ankand janë disa nga më të famshmet që këngëtarja ka veshur në karrierën e saj. Rikujtojmë se ish-ylli i muzikës pop vuante nga varësia me drogën dhe shëndeti mendor. Ajo ndërroi jetë në mënyrë tragjike në moshën 27-vjeçare, si pasojë e një mbidoze me drogë.