Film & Tv Gossip Showbiz

Zyrtare, Katy Perry do të ketë një rol në serialin “Peppa Pig”!

Seriali Peppa Pig është një nga karikaturat më të njohura në televizion. Ndërkaq, ylli i muzikës pop Katy Perry do të luajë personazhin e zonjës Leopardis në një episod të ri që është planifikuar të dalë në 2024. Deadline raporton se zonja Leopardis do të shfaqet në episodin me tre pjesë “Peppa Pig Wedding Party Special”, me premierë në pranverën e vitit 2024.

Leopardis është një stiliste fustanesh që ndihmon në përgatitjet e dasmës së zotit Pig. “Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që një talent i tillë i bashkohet aventurave argëtuese familjare në gamën Peppa Pig. Si një prind i dashur dhe fanse e vetë Peppës, Katy Perry është perfekte për të mishëruar karakterin e Lady Leopard”,-tha presidenti i Hasbro Entertainment, Olivier Dumont.