Katy Perry ka folur hapur për arsyen pse për vite me radhë zgjodhi të fshihte emrin e saj të vërtetë dhe të krijonte një identitet artistik që, sipas saj, e ndihmoi të mbrohej nga e shkuara.
Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Katheryn Elizabeth Hudson, ka treguar se vendimi për t’u bërë “Katy Perry” nuk kishte të bënte vetëm me famën apo marketingun në industrinë muzikore, por edhe me dëshirën për t’u shkëputur nga një fëmijëri e vështirë dhe shumë e rreptë.
Në një intervistë të mëparshme për “The Guardian” në vitin 2017, artistja rrëfeu se ishte rritur në një familje tepër fetare, pasi të dy prindërit e saj ishin pastorë pentekostalë.
Ajo e përshkroi fëmijërinë si një periudhë nga e cila donte të “arratisej”, ndaj krijoi figurën e Katy Perry si një lloj mburoje emocionale.
Shumë njerëz jetojnë me frikë për shkak të diçkaje që u ka ndodhur në fëmijëri
-tha ajo.
Prandaj krijova këtë personazh të mrekullueshëm, Katy Perry. Në një masë të madhe jam unë, por e krijova për të mbrojtur veten.
Këngëtarja pranoi gjithashtu se kishte frikë se publiku nuk do ta perceptonte si “glamuroze” nëse do të prezantohej si Katheryn Hudson.
Kisha frikë se nëse më shihnit si Katheryn Hudson, vajzën me shiritat për poret në hundë, do të mendonit: ‘Kjo nuk është aspak glamuroze’
-u shpreh ajo.
Sipas Perry-t, transformimi në një personazh artistik lidhej me nevojën për të lënë pas pakënaqësitë e fëmijërisë dhe për t’i treguar vetes se kishte vlerë.
Nuk doja të isha Katheryn Hudson. E urreja atë emër, më dukej shumë i frikshëm, prandaj vendosa të bëhesha dikush tjetër
-tregoi artistja.
Ndërkohë, një moment që mori shumë vëmendje publike ndodhi gjatë “MTV Video Music Awards 2024”, kur partneri i saj Orlando Bloom e prezantoi me emrin e saj të vërtetë teksa ajo merrte çmimin “Video Vanguard Award”.
Ju u dashuruat me të si Katy Perry
-tha Bloom.
Unë u dashurova me të si Katheryn Hudson.