Bota

Vajza e ish spiunit rus Julia: “Jam e lumtur që jam gjallë”

Yulia Skripal, vajza e ish-spiunit rus, Sergei Skripal që u helmua në Sollsbëri muaj më parë, tha se “është e lumtur që është gjallë” pas sulmit. Ajo dhe babai i saj u ekspozuan ndaj agjentit nervor Noviçok më 4 mars. Në deklaratën e saj të parë publike pas sulmit, Julia thotë se jeta e saj është “përmbysur”, dhe shpreson që të kthehet në Rusi në të ardhmen. Ajo po ashtu ka kërkuar që të ruhet privatësia e familjes së saj.