Gossip Showbiz

Vajza transgjinore e Elon Musk kritikon ashpër të atin? Pse?

Vivian Jenna Wilson, vajza transgjinore e Elon Musk, ka kritikuar ashpër babanë e saj në një intervistë për Teen Vogue, duke e cilësuar atë si “një njeri fëminor patetik” dhe theksuar se nuk ka asnjë frikë prej tij, pavarësisht pasurisë së tij të madhe.

Ajo ka komentuar gjithashtu përfshirjen e Musk në politikë dhe një gjest të tij në një tubim të Donald Trump, që është krahasuar nga shumë me një përshëndetje naziste, duke thënë se “kjo turmë duhet të dënohet”.

Vivian zbuloi se nuk ka folur me babanë që nga viti 2020 dhe se nuk është në kontakt as me fëmijët e tjerë të tij, duke shtuar se nuk i intereson sa vëllezër e motra ka.