Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili reagoi në rrjete sociale pas fjalës së kryeministrit Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së. “Kryeministrit i ka vdekur qeveria, dhe ka zgjedhur të jetë armik i të varfërve. Taksat feudale dhe varfëria që mbolli ky armik i betuar shqiptareve riktheu pas 27 vjetesh emigracionin nga femijet deri tek te moshuarit”, shkruan ndër të tjeraVasili, ndërsa shton se shqiptarët janë me timonierë pa drejtim.