Partia Demokratike thotë se shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj u vra në mënyrë mafioze. PD-ja akuzon Gardën, Policinë dhe Ministrinë e Brendshme se po fshehin ngjarjen. Në deklaratën e saj, thuhet se “Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna me breshëri automatiku. Sipas PD-së kjo dhe rrethana të tjera, tregojnë se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.