Në këtë 5 Maj, Policia e Shtetit nderoi në Varrezat e Dëshmorëve policët e rënë në krye të detyrës. Sot në Ditën e Dëshmorëve, Kryepolici Ardi Veliu, tha se “222 emrat e efektivëve që dhanë jetën do të jenë skalitur në murin e kujtesës”. “Të gjithë ne që mbajmë uniformën e Policisë jemi krenarë që ishim shokët miqtë e kolegët e këtyre martirëve. Shembulli që dhanë, na frymëzon e motivon për të përmbushur misionin, për të cilën ata u sakrifikuan”, – deklaroi Veliu në fjalën e tij.