“Jonas Brothers” grupi i famshëm i vëllezërve që bëjnë muzikë pop janë rikthyer pas 10 vitesh shkëputje nga industria e muzikës.
Ata ishin adoleshentë kur u bënë yjet e “Disney” dhe asokohe fama e tyre mori dhenë. Pas një kohe kaq të gjatë, Jack, Joe dhe Nick janë rikthyer me një projekt të ri muzikor që është pëlqyer shumë nga publiku.
“Sucker” quhet kënga e cila u lançua vetëm pak orë më parë. Vëllezërit shihen në një rezidencë të madhe teksa performojnë para partnereve të tyre të cilat kanë pranuar me kënaqësi të marrin pjesë në klip.
Ende nuk është e qartë nëse ata do të lançojnë këngë të tjera apo një album megjithatë që të gjithë janë të lumtur që i shohin sërish bashkë.