Më shumë se një muaj më herët në kalendarin meteorologjik, Europa Qendrore dhe ajo Perëndimore po përjetojnë valën e parë të të nxehtit të verës, me temperatura që në Francë, Gjermani dhe Holandë kanë shkuar në mbi 30 gradë Celsius. Në rajonin ku përfshihet edhe Shqipëria, fundjava, sipas ekspertëve do të sjellë temperatura tipike për muajin qershor, pra rreth 10 gradë më të larta nga mesatarja sezonale. Situata ëhstë pasojë e një një fushe presioni të lartë që ka përqafuar pjesën më të madhe të kontinentit.