Rajoni

Veseli, me platformë uniteti politik në Kosovë

Kadri Veseli del me një platformë konkrete për bashkimin e spektrit politik në Kosovë. Kryeparlamentari rreshton 5 tema me interes kombëtar. Mes tyre përfshihen dialogu me Serbinë, themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, themelimi i Ushtrisë, integrimi europian dhe Reforma Zgjedhore. Veseli tha se “Nisma është në funksion të një konsensusi politik, në dobi të qytetarëve të Kosovës”.