Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar edhe 7 ditë të tjera për të dërguar Shqipërinë në BE përmes Partisë Socialiste.
Ndërsa na ndajnë vetëm 9 ditë nga dita e zgjedhjeve, kryesocialisti shprehet se 11 maji është takimi me historinë.
“Edhe 7 ditë për t’u bashkuar më të shumtë se asnjëherë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian
Vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”, ka shkruar Rama.
Teksa vijon turin elektoral në qarqe me kandidatët dhe qytetarët, ai bën herë pas here edhe postime të veçuara në llogarinë personale në rrjetin social Facebook.
Rama shprehet se shqiptarët ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, do të zgjedhin Partinë Socialiste, që sipas tij është votë për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se janë edhe 7 ditë kohë, që votuesit të bashkohen me Partinë Socialiste.
“Edhe 7 ditë për t’u bashkuar më të shumtë se asnjëherë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”, shprehet ai në postimin e sotëm (2 maj), teksa e shoqëron edhe me disa emoji të gëzueshme, flamurin e Shqipërisë, BE dhe numrin “5” që korespondon me atë të fletës së votimit.