Sebastian Vettel do të niset i pari në garën e Azerbaixhanit, në pistën e Bakusë. Piloti gjerman i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, kampionin në fuqi Lewis Hamilton. Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas regjistroi kohën e 3-të më të mirë, ndërsa pas tij do të nisen dy makinat Red Bull të Ricciardo dhe Verstappen. Gara do të zhvillohet të dielën në orën 14:00.