Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, deklaroi se për reformën në drejtësi është dhënë mbështetja buxhetore më e madhe për komisionet, të cilët po kryejnë vlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Gjatë një takimi të zhvilluar me avokatë e noterë të qytetit të Fierit për buxhetin e vitit 2018, Gjonaj bëri një prezantim të plotë të ecurisë së reformës dhe ndryshimeve cilësore që ajo do të sjellë.