Aktualitet

Vettingu, Llalla më 16 maj përballë Komisionit të Apelimit

Më 16 maj ora 10:00 do të zhvillohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, seanca për ish Kryeprokurorin. Adriatik Llalla u dorëhoq nga të qënurit pjesë e sistemit të drejtësisë për t’iu shmangur Vettingut. Por komisioneri Publik ankimoi vendimin, dhe tashmë ish Kryeprokurori Llalla do të dalë para trupit gjykues të përbërë nga Sokol Çomo, Luan Daci, Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.