Aktualitet

Vettingu në polici, shpallen vendet vakante për Komisionin e Jashtëm

Vetting-u në Polici, shpallen 5 vendet vakante për Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe 15 anëtarëve të Sekretariatit Teknik. Në Ministrinë e Brendshme, sot u zhvillua mbledhja e konstituimit të Bordit Përzgjedhës.  Afati i dorëzimit të dokumenteve të kërkuara që të interesuarit të bëhen pjesë e Komisionit është 15 ditë nga shpallja. Bordi i Përzgjedhjes rezervon të drejtën për të kryer verifikimin e të dhënave të deklaruara nga kandidatët në aplikimin e kryer.