Showbiz

Victoria Beckham, një pamje të re për fëmijët e saj në Javën e Modës në Londër

Ajo u shpall stilistja më e mirë e vitit 2018-të dhe kjo e ka frymëzuar të rikthehet sërish në Javën e Modës në Londër për një tjetër koleksion të ri.

Victoria Beckham ka prezantuar koleksionin e saj më të ri të veshjeve vjeshtë/dimër që është pritur mjaft mirë nga publiku por ajo çfarë ka ndodhur në prapaskenë ka tërhequr pak më shumë vëmendjen.

Duket se dy djemtë e saj Cruz dhe Brooklyn Beckham janë mërzitur nga sfilata dhe kanë vendosur të argëtohen në mënyrën e tyre.

Vëllezërit kanë vënë disa ‘extension’ duke krijuar një look të viteve ’80. Fotot e tyre të postuara nga David Beckham janë bërë menjëherë virale dhe fansat janë argëtuar pa masë duke bërë meme me ta. Sigurisht gjithçka është miratuar nga Victoria e cila ishte shefja e mbrëmjes.