Celebrities Gossip Showbiz

Harper Beckham feston 15-vjetorin mes dramës familjare, por Victoria ngacmon situatën?

Harper Beckham ka festuar 15-vjetorin e lindjes, por dita e saj e veçantë thuhet se është lënë në hije nga përçarja që vazhdon brenda familjes Beckham.

Sipas raportimeve të Daily Mail, vajza e David dhe Victoria Beckham është “e zemërthyer dhe e dëshpëruar” për shkak të marrëdhënies së ftohtë me vëllain e madh, Brooklyn Beckham, me të cilin dikur kishte një lidhje shumë të ngushtë.

Burime pranë familjes pretendojnë se Harper nuk arrin ta kuptojë pse Brooklyn nuk komunikon më me të.

Ata kanë qenë shumë të afërt. Tani ai nuk flet më me të dhe ajo nuk e kupton pse. Nuk ka gjë më të dhimbshme për Harper sesa ta injorojë në ditëlindjen e saj

-citohet të ketë thënë një burim.

Raportohet se David dhe Victoria Beckham janë të shqetësuar nga ndikimi që kjo situatë ka te vajza e tyre më e vogël, ndërsa shpresojnë që një ditë familja të gjejë rrugën e pajtimit.

Drama familjare është bërë publike prej muajsh. Më herët këtë vit, Harper u fotografua duke vizituar shtëpinë e Brooklyn Beckham dhe bashkëshortes së tij, Nicola Peltz, në Los Angeles, me një letër në dorë. Sipas raportimeve, askush nuk i hapi derën dhe ajo u largua pa e takuar vëllain.

Ndërkohë, pjesa tjetër e familjes vazhdon ta mbështesë Harperin. David, Victoria, Romeo dhe Cruz i kanë dedikuar urime dhe momente të veçanta në rrjetet sociale për ditëlindjen e saj, duke treguar afërsinë që kanë me të.

Megjithatë, sipas raportimeve, për të dytin vit radhazi pritet që Brooklyn të mos bëjë asnjë urim publik për motrën e tij, një mungesë që, sipas burimeve, vazhdon ta lëndojë Harperin.