Aktualitet

Vijnë nga Gjilbratari, njihuni me gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në dy ndeshjet e Kategorisë së Parë!

Apolonia-Luftëtari dhe Lushnja-Skënderbeu jan dy çifte interesante të Kategorisë së Parë këtë javë të dytë.  Ndeshja në Fier do të luhet të shtunën ndërsa ajo në Lushnjë ditën e dielë, të dyja në orën 17:00.

Mediat bëjnë me dije ekskluzivisht trupën përbërse të këtyre dy ndeshjeve. Në Fier do të jetë arbitër kryesor Denis Perez ndërsa asistentë të tij do të jenë Mario Himenez dhe Denis Guerrero që vijnë nga Gjilbratari. Delegat i ndeshjes do të jetë Arbër Kalemi ndërsa Vëzhgues Sokol Jareci.

Ndërsa tek ndeshja Lushnja-Skënderbeu i vetmi ndryshim në trupën gjykuese është emri i arbitrit kryesor ku do të gjykoj Seth Shihan ndërsa dy asistentët do të jenë të njëjtë. Delegat i ndeshjes në Lushnjë do të jetë Andi Zëre dhe Vëzhgues sërish Sokol Jareci.