Aktualitet

Vijojnë kërkimet për gjetjen e një 37-vjeçari, dyshohet se u mbyt në Liqenin e Ulzës!

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 37-vjeçarit, i cili dyshohet se u mbyt ditën e djeshme në Liqenin e Ulzës.

Sipas informacioneve paraprake, 37-vjeçari nga Laçi po lëvizte me një motor uji (skaf) në liqen, kur dyshohet se ra në ujë dhe humbi jetën.

Familjarë të riut, banorë, forca të Policisë së Shtetit dhe polumbarët kanë vijuar  kërkimet në zonë, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur gjetja e trupit.

Operacioni i kërkimit pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.