Bota

Vijon lufta tregtare Kinë-Amerikë

Një ditë para aplikimit të tarifave amerikane ndaj importeve kineze, Pekini akuzon Shtetet e Bashkuara se “Po hapin zjarr ndaj Botës”. Këto tarifa pritet të godasin zinxhirët e furnizimit ndërkombëtar, përfshirë kompanitë e huaja në Kinë. Vendi aziatik do të kundërpërgjigjet po nesër, ndërsa Presidenti Donald Trump kërcënoi me përshkallëzim të konfliktit tregëtar, nëse Pekini hakmerret.