Një video e regjistruar në vitin 2020 e reperit Quavious ka bërë bujë në mediat sociale. Anëtari i grupit të famshëm Migos shihet teksa tërheq zvarrë ish-të dashurën e tij Saweetie dhe e përplas atë në ashensor. Kjo video sipas disa burimeve për “TMZ’ është regjistruar para se çifti t’i jepte fund lidhjes dy-vjeçare.
Kamera e sigurisë regjistroi momentin kur Saweetie goditi Quavious-in para se të hynte në ashensor dhe u përpoq ta parandalonte atë që ta ndiqte. Pasi shtyu derën e ashensorit, reperi rrëzon ish-të dashurën në dysheme. E gjitha kjo skenë ka marrë vëmendjen edhe të njerëzve përreth të cilët e panë të gjithë ngjarjen. Aspak e hijshme apo jo?!
https://youtu.be/oJP086yeHyw
Rikujtojmë, se reperi Quavo tha më 19 mars se tashmë është ndarë nga reperja e njohur. Ndërsa ajo pretendon se arsyeja e kësaj ndarjeje është mashtrimi. Në ato kohë Saweetie shkruante në rrjetet sociale se:
Jam vetëm. Shumë herë jam tradhtuar dhe lënduar nga një histori që degradon personalitetin tim. Kam munguar emocionalisht për një kohë të gjatë, por më në fund jam e qetë dhe e lirë.