Botë e Çuditshme

Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë hyn në Librin e Rekordeve Guinness!

Një kalë i vogël në Karolinën e Jugut ka shënuar rekord të ri botëror për bishtin më të gjatë të një kali të vogël. Kali i quajtur Sweetie është 36 vjeç. Pronarja e tij, Risa Formisano tha se e mban kalin që nga viti 2012.

“Shkova në hambar dhe mora Sweetien. Pjesa tjetër është histori”-tha Formisano. Bëhet e ditur se bishti i kalit tashmë 1.5 metra për herë të parë ka prekur tokën në vitin 2012 dhe që atëherë vetëm është rritur.