Showbiz

Viti i Skënderbeut, mes perfomancave të artistëve shqiptarë në Vatikan edhe Dua Lipa

Inva Mula, Elhaida Dani, Ramë Lahaj, Ermal Meta e të tjerë ishin në ftuar në Vatikan në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.

Për herë të parë pjesë e një atmosfere kaq të veçantë ishte edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa e cila dha interpretime të hiteve të saj më të famshme.

Me anë të disa postimeve në rrjetin social Instagram, 23-vjeçarja shprehu nderin dhe kënaqësinë që arriti të këndojë krah artistëve të talentuar shqiptarë.

“Dashuria ime për rrënjët rritet dita ditës më shumë nga çfarë mund ta imagjinoja” ,-shkruan Dua në një nga postimet e saj.