Rajoni

Vizita në Kosovë/ Rama: Nuk shkova për t’u martuar e s’më doli nusja, Kurti është i ftuar në takimin e Procesit të Berlinit!

Kryeministri Edi Rama nga Mali i Zi ka komentuar vizitën e tij një ditë më parë në Kosovë, ku nuk arriti të zhvillonte takim me homologun Albin Kurti.

Rama tha me ironi se nuk ndihet i fyer pasi nuk ishte një dhëndër që do takonte nusen që nuk i doli në takim dhe se nuk gjykon mënyrën e përceptimit të Albin Kurtit në lidhje me situatën.

Megjithatë, Rama tha se Tirana është shtëpia e Kurtit dhe se ai do të jetë i ftuar në takimin e Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

“Unë nuk shkova në Prishtinë për tu martuar me  Albinin dhe nuk u ndjeva i fyer si një dhëndër për të cilin nusja nuk i doli në takim unë shkova atje siç erdha edhe këtu. Në mënyrë absolute nuk kam asnjë problem personal. Këtë situatë unë e përjetoj si një situatë që duhet ta trajtojmë së bashku ndërsa albini e përjeton që duhet ta kalojë pa u takuar nuk jam këtu për ët bërë interpretime të historisë. Pavarësisht se cili është qëndrimi i Bashkimit Evropian në takimin e Tiranës për procesin e Berlinit kryeministri i Kosovës do të jetë i ftuar unë dua që të jemi të gjashtë aty, Albin Kurti është në shtëpinë e vet në Tiranë madje mund të jetë edhe i ftuar për të marrë pjesë në zgjedhje.”- tah Rama.

Nga Podgorica, Kryeministri Edi Rama foli për situatën në veri të Kosovës. Rama tha se është koha që rajoni të jetë bashkë dhe të ecim para, dhe jo të kthehen institucionet në kulla. Referuar këtu situatës në veri, ku kryetarët e rinj të zgjedhur u futën në ndërtesat e komunës me ndihmën e policisë, veprim që solli edhe trazirat në veri.

Situatë absurde si në veri. Është një kohë që duhet të jemi sa më shumë bashkë, duhet të zgjerojmë hapësirat e veprimit. Jemi ekonomia shumë të vogla. Jemi shumë më larg BE se të bashkuar. Ne vërtetë flasim gjuhë të ndryshme, por edhe nga pyetjet e gazetarëve duket sikur jetojnë të gjithë në një sofër. Të gjithë jemi pjesë e së njëjtës mendësi. Për të luftuar me fantazmat e sëkaluarës, për të admiruar Oso Kukën kur na e tregojnë, por jo ta bëjmë nga e para. Të futemi në kulla e të bllokohemi, e ti kthejmë institucionet në kulla. Po të ishte se do na nxirrte në ndonjë shteg dhe do kishim ndonjë gjë që bota se s’do na e jepte, por të sakrifikojmë kohë dhe jetë njerëzish për histori absurde është e papranueshme. Shikoni malin e zi, dukej si fuçi baruti para pak kohësh, ja ku është sot një vend ku ka qetësi dhe ka një paqe të brendshme se janë sistemuar disa gjëra që dukeshin se ishin të pasistemueshme kurrë. Minimumi i është rritur turizmi.