Celebrities Gossip Showbiz

Vjen reagimi i motrës së Gjestit pas publikimit të fëmijërisë së trishtë të tyre! “Përjetimet në moshën 3 vjeçare kanë qenë…”

Disa ditë më parë është bërë e ditur e shkuara e trishtë e Gjestit, ku mësuam momentet më të vështira të jetës së tij, duke përfshirë periudhën e varfërisë dhe sfidat që ka kaluar me familjen dhe marrëdhëniet romantike.

Ai ka treguar se raporti me babain e tij nuk ka qenë fort i mirë, duke theksuar se mes tyre nuk ka pasur një lidhje shumë të ngushtë.

Pas përhapjes së historisë së tij, ka reaguar edhe motra e Gjestit, Blerina Kelmendi.

Ajo ka shkruar në llogarinë e saj në TikTok, duke i shprehur mbështetje dhe solidaritet vëllait të saj.

Çdo njeri ka pasur probleme në jetën e vet, asnjë nuk është i përsosur. Babi nuk mundi ta përballonte fjalën e të tjerëve, por ne jemi krenarë për ty

Ky reagim ka treguar se, edhe pse sfidat janë të mëdha, mbështetjeja e familjes është një nga faktorët që i jep forcë Gjestit për të vazhduar përpara.