Bota

Vladimir Putin pritet të betohet sot si president i Rusisë

Vladimir Putin sot pritet të marrë mandatin e 4-rt si President i Rusisë. Ceremonia zyrtare u parapri nga një valë protestash në mbarë vendin. Në fundjavë, policia prangosi 1 mijë vetë, mes tyre liderin e opozitës ruse Aleksei Navalni. Gjerësisht, Putin po cilësohet nga kundërshtarët e tij si Cari i ri i Rusisë. Kjo për shkak të pushtetit absolut që ka grumbullur.