Vllaznia i bashkohet Lushnjes dhe bie në Kategorinë e Parë. Pak çaste më parë përfunduan ndeshjet e javës përmbyllëse të kampionatit shqiptar me këto rezultate. Kukësi – Flamurtari 2-2, Laçi-Teuta 4-2, Lushnja –Luftëtari 1-2 , Partizani – Kamza 0-1, dhe Skëndërbeu – Vllaznia 1-5. Momentalisht me dënimin e Skëndërbeut në fuqi nga UEFA, i cili nuk e lejon të mari pjesë në Kompeticionet europiane, Kukësi siguron pjesmarrjen në Champions League, ndërsa Luftëtari, Laçi dhe Partizani luajnë në Europa League.