Opozita akuzon Kryeministrin Rama dhe Ministren e Arsimit, Nikolla se kanë urdhëruar që të merren të dhënat personale të prindërve të nxënësve, me qëllim manipulimin e zgjedhjeve. Sipas Kryetares së Komisionit parlamentar të Edukimit, Albana Vokshi Partia Demokratike e verifikoi këtë fakt në emailin e Ministrisë së Arsimit: “Urdhëri i Edi Ramës dhe Lindita Nikollës shkel haptazi Kushtetutën, Ligjin për Arsimin parauniversitar dhe ligjin për Mbrojtjen e të dhënave Personale, që ndalon rreptësisht përdorimin apo përpunimin e tyre pa ditur qëllimin dhe pa dhënë pëlqimin”- tha Vokshi