Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Von der Leyen në Prishtinë do të mbajë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Takimi me kryeministrin Kurti do të mbahet rreth orës 14:40, është bërë e ditur në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit. Kujtojmë se Von der Leyen ka nisur ditën e djeshme vizitën e saj katërditore në Ballkanin Perëndimor, ku ka qëndruar fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe pas Kosovës, ajo do të vizitoj edhe Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.
Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren, Ana Bërnabiç.
Vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën Von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.
Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Vizita vjen pas takimeve që Von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.