KQZ është drejt finalizimit të aplikacionit PER, në të cilin do të regjistrohen emigrantët për të votuar nga jashtë. Regjistrimet do të hapen në 11 janar dhe do të vazhdojnë deri në 11 mars. Qytetarët duhet të regjistrohen me pasaportë ose kartë identiteti dhe u duhet patjetër një dokument që vërteton se ata banojnë në adresën që kanë deklaruar.
Aplikacioni PER, i cili mund të shkarkohet në telefon apo kompjuter përbën të vetmen formë që diaspora të marrë pjesë në zgjedhje.
LEXO EDHE: “Blendi Klosi, kumarxhi i sëmurë”, Berisha: Vengu, ushtar i bandave dhe i Lubi Ballukut!
Hapi i parë është regjistrimi si votues nga jashtë.
Gjatë këtyre dy muajve, emigrantët duhet ta kryejnë procesin, duke krijuar një profil në aplikacionin PER. Regjistrimi kërkon dy dokumente bazike:
1. Një mjet identifikimi i lëshuar nga shtetit shqiptar, që mund të jetë pasaportë apo kartë identiteti. Në momentin e regjistrimit pranohen edhe dokumente që ju ka skaduar afati i vlefshmërisë.
2. Së dyti, do t’ju duhet një dokument që provon se emigranti banon në atë adresë që ka deklaruar. Këtu, KQZ ka lënë dorë të lirë, ku qytetarët mund të ofrojnë ç’u gjendet, mjaft të jetë zyrtare. Nga kontratat e qerasë, tek ato të abonimeve apo faturat e ujit, dritave e gazit.
Adresa është e rëndësishme, sepse zarfet me fletën e votimit KQZ do t’i dërgojë pikërisht aty.
KQZ do ta njoftojë emigrantin nëse aplikimi i tij u pranua me sukses, dhe do t’i kërkojë plotësime kur është e nevojshme.
Pas regjistrimit, emigranti do të hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Për 11 majin, do të prodhohet një listë votuesish nga jashtë, dhe një tjetër listë, ajo e zgjedhësve brenda vendit.