Udhëtim me votën e shqiptarëve në zgjedhje. Top Albania Radio vjen me një maratonë informative dhe analitike me raportime nga terreni dhe opinionistë për të sjellë në kohë reale gjithçka do ndodhë ditën e zgjedhjeve më 11 Maj dhe ditët në vijim deri në daljen e rezultatit të plotë me “Shqipëria Vendos – Zgjedhjet 2025”.
Nën drejtimin e gazetarit Blendi Salaj, Top Albania Radio ju sjell një maratonë zgjedhore me raportime të gazetarëve të Top Media nga çdo cep i Shqipërisë – shoqëruar me analiza në studio, intervista me protagonistët dhe rezultatet e çdo qyteti.
Nga Zvicra me Florian Haçkajn nëpërjmet një lidhjeje telefonike Blendi Salaj ka zhvilluar një intervistë ku e ka pyetur mundësinë e Diasporës këtë vit për mundësinë e zgjedhjes dhe votës.
Një sukses i padiskutueshëm, një fitore e madhe që fituam të drejtën kushtetuese dhe sot kanë mbërritur rreth 190 mijë zarfe deri tani që flasim pritet edhe një avion tjetër nga DHL-ja po sot.
Çfarë vlerësimi si Diaspora për Shqipërinë e lirë do të jepnin për të gjithë procesin, mënyra se si u shpërndanë, si po grumbullohen dhe do të numërohen?
Gjykoj që i gjithë procesi duke parë shumicën ka qenë tejet pozitiv. Ka pasur raste sporadike, të vogla. Është rast shqetësues ai i 15 mijë zarfeve që nuk kanë mbërritur ende tek votuesit por ne i kemi bërë kërkesë KQZ-së që ti kërkojë llogari DHL-së se pse nuk kanë mbërritur këto zarfe, sepse thonë se numri i telefonit apo e-mail nuk përkon ndërkohë që po ky numër telefoni dhe e-mail është përdorur për t’i regjistuar. Nëse shohim diku tek mbi 80% e votueseve që janë regjistuar kanë mundur ta thonë fjalën e tyre nëpërmjet votës.
Ndër të tjera Floriani theksoi se:
Ne kemi qenë të përqëndruar tek realizimi i votës, jam krenar që ne treguam pikërisht fokusin tonë pa interes personal.