Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda Begaj ishte i pari që iu drejtua kutive të votimit nga drejtuesit e shtetit. Në fjalën e tij për mediat, presidenti u shpreh se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe se këto zgjedhje duhet t’iu shërbejnë qytetarëve dhe jo partive politike.
Në fjalën e tij për mediat, Presidenti tha se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe se këto zgjedhje duhet t’iu shërbejnë qytetarëve dhe jo partive politike.
Sot është një ditë e rëndësishme në demokraci, dita e zgjedhjeve, sot ushtrova detyrën time si qytetar. Natyrisht që çdo shtetas me të drejtë vote sot ka ditën që dëgjohet. Që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshim. Unë e kam thënë edhe në disa prononcime që këto votime nuk janë të partive politike, janë të qytetarëve dhe duhet t’i shërbejnë qytetarëve.
Kandidati i Bashkë Fitojmë për Tiranën Belind Këlliçi, është paraqitur gjithashtu për të votuar në qendrën e votimit në Shkollën “Dora d’Istria”. Pasi ka votuar, Këlliçi ka dhënë deklaratë për media, ku ka ftuar të gjithë qytetarët, në veçanti rininë të votojnë e të sjellin ndryshimin në vend.