Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh.
Reshjet e shiut u bënë prezente që në orët e para, të herëpashershme e me intensitet të ulët, fillimisht në zonën e veriut dhe qendër.
Gjatë ditës, ka reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, që shtrihen në të gjithë territorin. Gjatë orëve të mesditës deri të pasdites, lokalisht në zonat e veriut e në të qendrës marrin intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave.
Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, që hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 15 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/21
Re shi diell
Kukës
13/18
Re shi diell
Lezhë
12/20
Re shi diell
Dibër
8/18
Re shi diell
Durrës
11/22
Re shi diell
Tiranë
14/22
Re shi diell
Elbasan
13/23
Re shi diell
Berat
11/24
Re shi diell
Vlorë
13/21
Re shi diell
Korçë
9/18
Re shi diell
Gjirokastër
8/22
Re shi diell
Sarandë
15/22
Re shi diell