Aktualitet

Vranësira e shira, parashikimi i motit sot!

Për ditën e sotme, vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti vijon me vranësira mesatare deri të dendura, të alternuara herë pas here me kthjellime.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e mesditës, reshjet humbasin gradualisht terren, duke u izoluar vetëm në relievet malore të jugut me intensitet të ulët, për t’u ndërprerë më pas në të gjithë vendin.

Era fryn nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, arrin shpejtësi deri në 20 m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në det me forcë 2 deri në 4 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë si më poshtë:

Shkodër
14/20
Re shi diell

Kukës
10/18
Re shi diell

Lezhë
13/21
Re shi diell

Dibër
10/17
Re shi diell

Durrës
13/21
Re shi diell

Tiranë
15/21
Re shi diell

Elbasan
13/20
Re shi diell

Berat
12/21
Re shi diell

Vlorë
14/20
Re shi diell

Korçë
7/16
Re shi diell

Gjirokastër
10/18
Re shi diell

Sarandë
12/20
Re shi diell