Sot, e ftuar në emisionin “Live From Tirana”, ishte sociologia Enxhi Cara, për të na folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në një fshat të Fierit, ku u vra barbarisht nga fqinji, 8-vjeçari i quajtur Mateo. Kjo ngjarje ka shkaktuar një reagim masiv publik dhe padyshim na ka prekur të gjithëve.
Në aspektin social si duhet të reagojnë njerëzit? Enxhi shprehet se:
Në Shqipëri duket se ngjarje të tilla janë shtuar duke parë dhe statistikat e INSTAT-it. Ngjarja është traumatizuese dhe terrorizuese, fatkeqësisht kjo tregon që ka shumë vend për përmirësim. Ndërgjegjësimi duhet të fillojë fillimisht nga vetë anëtarët e komunitetit, si në rastin e Klodianit që dihej që ishte problematik, me precedent penal, perdorues i alkoolit, i lëndëve narkotike dhe ‘background-i’ i tij ishte i njohur për të gjithë banorët e fshatit. Ai përgjithësisht tregonte forcën në njerëz në vështirësi në të ecur, në komunikim, me njerëz që ai ndihej më i fortë si dhe me fëmijët. Shpesh krijonte konflikte me fëmijë duke i dhunuar, kërcënuar e deri në rastin e fundit makabër duke ndërmarrë aktin final.
Por çfarë na bën ne t’i tolerojmë këto ngjarje? Sociologia shprehet:
Faktikisht memoria kolektive fshihet shumë shpejt për sa kohë problemet nuk ndodhin në shtëpinë e secilit prej nesh. Institucionet sociale, ligjzbatuese por dhe vet shoqëria duhet të jenë më prezente për të identifikuar raste të tilla si dhe prindërit duhet të jenë pak më të vëmendshëm. Këto janë ngjarje që fatkeqësisht kanë ndodhur më së shumti në zona ruruale. Klodiani njihej për historikun e tij kriminal, ishte arrestuar që në vitin 2006, ka kryer dënim 4 vite për tentativ përdhunim të një vajze. Kjo situatë na bën të mendojmë që edhe vrasja e Mateos ka qenë një hakmarrje duke qenë se, babai i Mateos ka shpëtuar vajzën që fatmirësisht është mirë. Organet ligjzbatuese duhet të zbatojnë me përpikmëri ligjet, mësuesit, punonjësit social duhet të jenë më prezent në praktik sepse bëhen takime informuese por, ngelen në nivel teorik. Ishte një ngjarje e paralajmëruar, banorët ishin të vetëdijshëm se ai ishte pranë tyre por askush nuk e ka denoncuar. Ajo që është më e trishtë është mentaliteti, sepse banorët shpreheshin se ne e njihnim dhe na vinte keq e përpiqeshim ta ndihmonim, ta ushqenim duke qënë se jetonte në kushte të vështira sociale. Ai ishte shumë i qartë dhe i kthjellët në kategorinë e njerëzve që duhet të dhunonte që ishin fëmijët dhe pleqtë. Hera e dytë që përsëritet kjo histori, ka indicie se veprimi i Klodianit ishte joshës për t’i dhënë Mateos biçikletën, për ta rrëmbyer e më vonë për të kryer aktin seksual me dhunë me të miturin.
A duhet të ishin më vigjilentë banorët? Ja çfarë mendon Cara:
Banorët ishin vigjilentë por e quanin si një individ normal dhe mendonin se mund t’ja dilnin dhe pse ishte i rrezikshëm. Kur ishte i pirë abuzonte por jo në nivele kaq të larta. Ajo çka duhet të ndodhë është që institucionet përfshirë policin e zonës, gjykata, prokuroria, organizatat sociale duhet të bëjnë më shumë për të parandaluar këto raste. Ai kishte kryer dy vepra penale më përpara dhe nuk mund të lirohej për 4 vite sidomos për rastin me të miturën.
A është dakord sociologia me dënimin me vdekje?
Dënimi me vdekje është hequr në legjislaturë që prej vitit ’95. Nuk mendoj që një rikthim i dënimit me vdekje do eleminonte apo ulte shkallën e ngjarjeve në vendin tonë. Jemi një vend demokratik që duhet të bëjmë progres, nuk duhet të arrijmë në këtë pikë. Zhgënjimi qytetar është shumë i madh dhe në moment irritimi mendojnë që vdekja paguhet me vdekje. Por nuk mendoj se ky dënim duhet të rikthehet në vendin tonë, shpresoj që gjykata të vendosë dënimin maksimal, pra burgim të përjetshëm. Megjithatë edhe nëse Klodiani merr vendimin maksimal, asgjë nuk e çbën atë që ndodhi. Ajo që mund të bëjmë është të parandalojmë të ndodhë sërish kjo ngjarje.
Në ditën e katërt çdo gjë harrohet, duhet të kalojmë në nivel makro që nga prindi me fëmijët të cilët duhet t’u tregojnë që raste të tilla janë shumë problematike, qoftë për problemet më të vogla duhet t’i bërtasin me zë të lartë. Institucionet duhet të jenë më vigjientë. Nëse do të kishte një kartelë të publikuar diku për personat që kanë kryer vrasje, duhet të jenë të publikuar dikur, të jemi të informuar, do të ishte më mirë. Ajo që është më e rëndësishme është edukimi, kështu do të rrisim breza më të mirë, më të fortë, që do të jenë më pranë shpëtimit nga këto situata.
Në përfundim, Enxhi Cara thekson se:
Duhet të reflektojnë disa nivele institucionesh dhe individësh, që nga familja dhe komuniteti fillimisht. Duhet të reflektojnë që persona të tillë nuk janë gjynah dhe nuk duhen ndihmuar për mëshirë. Do të jetë më mirë që këta të mbyllen në institucionet përkatëse dhe të marrin vendime të duhura për persona me rrezikshmëri të lartë. Shpresoj që raste të tilla të jenë sa më të ulëta në numër. Nuk duhet të identifikohemi vetëm me të tilla ngjarje dhe raste, por të kemi sa më shumë raste të bukura dhe kjo vjen nga ristrukturimi i familjes, shkollës, institucioneve përkatëse, policia, gjykata, etj.