Aktualitet

Vrasja e Majollarit, Gjuzi nesër para gjykatës

Autori i vrasjes së Marjo Majollarit do të dalë nesër para gjykatës Penale në kryeqytet. Kastriot Gjuzi u arrestua në Kosovë para tre ditësh, pasi ishte shpallur në kërkim që nga mbrëmja e 10 prillit kur ekzekutoi Majollarin për hakmarrje. Gjuzi nuk ka pranuar që të flasë deri tani, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.