Aktualitet

Vrasja në Kamëz, Policia arreston dy të dyshuar

Ndalohen dy të dyshuarit për vrasjen e pronarit të një marketi në Kamëz dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, dy netë më parë. Sipas policisë, ata janë Ruzhdi Hode e Vladimir Kurti, të moshave 25 e 28-vjeç, të lindur në Burrel, por me banim në Kamëz. Kurti, i dënuar më parë për grabitje me dhunë pranoi krimin dhe tregoi se ku e kishte fshehur armën e zjarrit, tip pistoletë.