Aktualitet

Vrasja në Kamëz, Policia arreston një të dyshuar

Policia ndalon një të dyshuar, dy ditë pas vrasjes së pronarit të një minimarketi në Kamëz, gjatë një tentative grabitjeje. Për arsye hetimore nuk jepen detaje. Ndërkaq, dje Policia vendosi shpërblimin 500 mijë lekë për ata që do të jepnin informacione të sakta për kapjen e autorëve. Agim Buci 53-vjeç u qëllua për vdekje me armë zjarri, ndërsa bashkëshortja e tij u plagos kur iu bënë rezistencë dy grabitësve. Ka informacione se ata janë me origjinë nga Burreli dhe banojnë në Kamëz.